Site icon Telegrafi

Abstenimi martesor: E dini sa shpesh bëjnë seks femrat e martuara?

Nëse është për t’u besuar statistikave, pothuajse 10 për qind e atyre të cilët janë të martuar bëjnë seks vetëm një herë në muaj, transmeton Telegrafi.

Stresi, lodhja dhe ballafaqimi me problemet të cilat mund t’jua sjellë jeta janë vetëm disa nga gjërat të cilat mund të bëhen pengesë e jetës sonë seksuale.

Rutina si dhe fakti që partnerin shpesh e marrim si diçka të garantuar, mund të ndikojë pavetëdijshëm në dëshirën seksuale dhe t’i bëjë gjërat e mërzitshme.

Nëse nuk jeni të kënaqur me situatën tuaj aktuale seksuale, mund të provoni njërën nga këto gjëra, mbase do t’i përmirësoni situatën:

– Aktivizoni të gjitha shqisat tuaja. Gjërat e ndryshme eksitojnë njerëz të ndryshëm. Rrobat e brendshme seksi, qirinjtë aromatikë dhe muzika sensuale mund të stimulojnë të gjitha shqisat e partnerit tuaj dhe t’i nxisin gjërat.
– Shikoni bashkë film romantik. Kjo mund të jetë uverturë e shkëlqyeshme e cila do të forcojë epshin.
– Organizoni një herë në javë të dilni bashkë në mbrëmje. Nuk është e thënë të jetë ndonjë darkë e shtrenjtë. Me rëndësi është cilësia e saj, shkruan Huffington Post.
– Çdo ditë jepni kompliment partnerit. Kjo ndihmon që të ngrini humorin e mirë të tij dhe ta eliminoni rutinën e përditshme. /Telegrafi/

 

Exit mobile version