Amir Abrashi ka qenë edhe njëherë fantastik për skuadrën e tij Freiburg.
Kuqezinjtë kanë mposhtur me rezultat minimal 1-0 Eintracht Frankfurtin në shtëpi.
Edhe në këtë takim si gjithmonë,Abrashi ka qenë titullar dhe ka luajtur gjatë 90 minutave duke u ndëshkuar edhe me karton të verdhë.
Anëtari i Kombëtares shqiptare është vlerësuar lartë në këtë takim nga mediat gjermane të cilat e kanë lavdëruar për paraqitjen e mirë.
Ndërkohë vetë 26-vjeçari ka shkruar në faqen e tij zyrtare se është i lumtur me fitoren e arritur.
“Rikthehemi tek fitoret pas një ndeshje të mirë ndaj Eintracht Frankfurtit. Tani koha për Kombëtaren”, shkroi Abrashi. /Telegrafi/