Telegrafi

Abrashi viziton fabrikën që synon të punësojë 500 persona në Viti (Foto)

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka njoftuar për vizitën e tij në një fabrikë tekstili në Viti, e cila ka punësuar 150 punëtorë.
Sipas Abrashit, kjo fabrikë deri në fund të vitit synon të punësojë gjithsej 500 punëtorë.

Ndryshe, Arban Abrashi më 11 qershor garon për deputet në listën e koalicionit LDK-AKR.

Ky është shkrimi i tij në facebook:

150 punëtorë fillojnë punën, 500 synohet

Sot vizitova në një fabrikë në Viti, ku kishte arritur makineria e parë, për të prodhuar produkte “Made in Kosova”. Intervistat për punësimin e 150 punëtorëve kanë përfunduar, kurse deri në fund të vitit numri i tyre mund të shkoj deri në 500 të punësuar.

Krenar që përpjekjet e sinqerta po japin rezultate konkrete në punësim dhe mirëqenie për qytetarin e Kosovës.

Urime Kosovë