Site icon Telegrafi

Abrashi titullar ndaj Dortmundit

Amir Abrashi pritet të rikthehet në fushë me skuadrën e tij Freiburg.

Mesfushori shqiptar, nuk u paraqit në dy ndeshjet e para me klubin gjerman, ndërsa ndaj Borussia Dortmund pritet ta fillojë nga minuta e parë.

Sipas medieve gjermane, trajneri Christian Streich do t’ia besojë përsëri fanellën e titullarit mesfushorit nga Gjakova.

Abrashi vitin e kaluar kishte pasur paraqitje fantastike në dy duelet ndaj Borussia Dortmundit.

Në duelin e zhvilluar në ‘Signal Iduna Park’, Abrashi kishte notën më të lartë në ndeshje.

Freiburg ndeshjen e parë në Bundesliga kishte barazuar 0-0 në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurt, ndërsa në ndeshjen e dytë pësoi humbje 4-1 nga Leipzig. /Telegrafi/

Exit mobile version