Site icon Telegrafi

Abrashi shkëlqen përballë Dortmundit, merr notë të lartë në Gjermani

Amir Abrashi ka qenë fantastik në përballje me gjigantin gjerman, Borussia Dortmund.

Mesfushori shqiptar ka qenë titullar për Freiburgun duke treguar edhe njëherë se po kalon nëpër një formë fantastike.

27-vjeçari qëndroi në fushë gjatë 90 minutave duke qenë shpesh herë fajtor pse Dortmund nuk arriti të shënonte së paku një gol në këtë sfidë.

Abrashi vazhdimisht ka ndërprerë aksionet e verdh e zinjve kësisoj ai në fund të ndeshjes është vlerësuar lartë.

Sipas medieve gjermane, ‘pitbulli’ nga Gjakova ka marrë notën (7.00), në këtë përballje.

Freiburg dhe Dortmund pas 90 minutave u ndanë në paqe 0-0, ndërsa ky barazim për skuadrën kuq e zi erdhi pas 12 disfatave radhazi nga Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Exit mobile version