Mesfushori shqiptar, Amir Abrashi po vazhdon me formë të jashtëzakonshme në Bundesliga këtë edicion.
Gjakovari ka qenë lider i Freiburgut në vitin 2018 pas rikthimit nga lëndimi i pësuar muaj më parë.
Që nga rikthimi në fushë, reprezentuesi shqiptar ka luajtur të gjitha ndeshjet si titullar dhe është vlerësuar maksimalisht në Gjermani.
26-vjeçari ka ndihmuar Freiburgun në pesë ndeshje pa humbje ku morën tri barazime dhe dy fitore.
Abrashi ka qenë titullar edhe në ndeshjen e humbur ditën e shtunë 2-1 nga Hannoveri.
Edhe pse skuadra e tij humbi, Abrashi është vlerësuar lartë për paraqitjen e tij në fushë.
Mesfushori energjik ka marrë notën 7,5 që ishte nota e dytë më e lartë te Freiburgu pas sulmuesit Holer.
Në ndeshjen e radhë Freiburgu do të jetë nikoqir i Werder Bremenit ku do të ketë edhe një përballje mes Amir Abrashit dhe Milot Rashicës. /Telegrafi/