Amir Abrashi ka lënë mbrapa lëndimin e pësuar javë më parë.
Mesfushori shqiptar është rikthyer në stërvitje dhe i është bashkuar grupit të lojtarëve të Freiburgut.
29-vjeçari ka humbur gjashtë ndeshjet e fundit me Freiburgun dhe tani është rikthyer në momentin kur i duhet më së shumti skuadrës së tij.
Ai është grumbulluar me skuadrën për ndeshjen ndaj liderit Borussia Moenchegladbach që do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 15:30.
Megjithatë vështirë se do të aktivizohet nga minuta e parë, por gjithçka mund të ndodhë.
Trajneri i Freiburgut, Christian Streich ka besim jashtëzakonisht të madh te gjakovari dhe nuk është befasi nëse e inkuadron nga minuta e parë.
Reprezentuesi shqiptar është që pesë vite pjesë e Freiburgut dhe është njëri nga futbollistët më të dashur si nga trajnerit Streich ashtu edhe nga tifozët e klubit gjerman. /Telegrafi/