Telegrafi

Abrashi rikthehet në stërvitje me klubin pas lëndimit të gjatë: Dua të luaj

Amir Abrashi ka lënë mbrapa lëndimin e pësuar vitin e kaluar.

Ylli i Kombëtares së Shqipërisë u lëndua në fund të stinorit të kaluar në përballje me Hertha Berlinin dhe mbeti jashtë fushave për gati një vit.

Tani Abrashi ka lënë mbrapa lëndimin dhe iu ka bashkuar skuadrës në fazën përgatitore në Spanjë.

Abrashi është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të ekipit dhe duket mjaftë mirë.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer në stërvitje me ekipin, krejt çfarë dua tani është të luaj”, ka thënë Abrashi.

Abrashi në ndeshjet në vijim pritet të luaj me Freiburgun por jo ende nga 90 minuta.

Mjekët e skuadrës së Freiburgut kanë paraparë se futbollisti nga Gjakova do të jetë gati në 100% të formës së tij vetëm në muajin mars. /Telegrafi/