Telegrafi

Abrashi: Platformat online të domosdoshme për luftimin e papunësisë dhe dinamizimin e tregut të punës

Hand pointing to businessman icon - HR, recruitment and chosen concept

Sipas Entit të Statistikave të Kosovës shifrat e papunësisë janë alarmante, rreth 35%, ndërsa vetëm ne gjirafa.com janë te shpallura mbi 850 vende të lira të punës nga kompani të ndryshme në Kosovë.

Kjo dëshmon se jo vetëm mungesa e vendeve të punës, e cila është e pamohueshme, por edhe mungesa e shfrytëzimit të formave adekuate për rekrutimin e kandidateve për punë, ka ndikuar në këto shifra.

Në epokën digjitale ku mjet primar i informimit është media elektronike, organizimi i panaireve te punës apo shpallja e konkurseve në media tradicionale nuk po arrijnë te japin efektet e duhura.

Nëse kemi shifër aq të lartë të punëkërkuesve ndërsa në anën tjetër kemi kaq vende të lira të punës atëherë ku qëndron problemi?

Sipas Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, njëra nga mangësitë kryesore të tregut tonë të punës, që në fakt ka të bëjë me mënyrën sesi është i strukturuar ai, është mungesa e komunikimit mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve.

“Pra kemi të bëjmë me mungesë informacioni mbi disponueshmërinë (ose jo) të vendeve të lira të punës. Ne si MPMS, në bashkëpunim me Odat Ekonomike, mundohemi ta plotësojmë këtë zbrazëtirë përmes panaireve apo formave të tjera, mirëpo as këto nuk mjaftojnë dhe shpesh as për këto nuk janë të njoftuar punëkërkuesit tanë. Prandaj krijimi i platformave online si Gjirafa.com ku mund të takohen punëdhënësit dhe punëkërkuesit tanë është shërbim i domosdoshëm në uljen e papunësisë dhe në dinamizimin e tregut të punës”.

Shërbimet e platformës gjirafa.com, ‘Kërko kandidatë’ dhe ‘Posto ofertë pune’ ju mundësojnë të gjithë punëdhënësve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe diasporë të gjejnë kandidatë potencialë për pozitat e hapura.

Në shërbimin ‘Kërko Kandidatë’ ju mund të përzgjidhni kandidatë të profileve që janë në përputhje me nevojat e kompanisë tuaj.

Momentalisht në gjirafa.com janë të publikuara 1000 rezyme të punëkërkuesve të profileve të ndryshëm.

Ju përmes filtrave specifikë mund të selektoni saktë kandidatët sipas regjionit, nivelit arsimor, përvojës, moshës etj.

Në rast se nuk gjeni kandidatët e duhur atëherë ju keni një mundësi tjetër! Ju postoni ofertën tuaj të punës me kriteret që kërkoni dhe kandidatët e duhur ju gjejnë juve!

Zagragja & Associates është njëra nga kompanitë kosovare që ka përdorur shërbimin ‘Posto Ofertë Pune’ dhe për 15 ditë sa ka qenë aktive shpallja ka arritur ti ketë 400 kandidatë.

”Përparësi e këtij shërbimi është qasja në një treg shumë të madh të punëtoreve me një kosto të ulët dhe mundësia e analizimit dhe filtrimit të kandidatëve e bënë këtë proces edhe më efikas duke e shndërruar këtë shërbim në mjet të domosdoshëm në procesin e selektimit të kandidatëve adekuatë”, vlerëson Yll Zagragja CEO i kompanisë Zagragja & Associates.

Procedurat për gjetjen dhe seleksionimin e kandidatëve si dhe për postimin e ofertës tuaj janë shumë të thjeshta.

Krejt çka duhet të bëni është të hyni në faqen www.gjirafa.com, të klikoni në opsionin ‘Kërko Punë’ dhe të zgjidhni shërbimet.

Gjirafa.com është makina e parë dhe më e përparuar kërkimore në gjuhën shqipe, e cila i ofron përdoruesve të saj gjetjen e informatave shqip nga i tërë Interneti.

Përdoruesit kanë mundësi të kërkojnë në më shumë se 170 milion ueb faqe shqip, të kenë qasje në më shumë se 10.000 lajme ditore nga të gjitha portalet, të kërkojnë mbi 186.000 orare te autobusëve, shpallje/njoftime për vetura, patundshmëri, celulare, oferta pune, po ashtu edhe imazhe, si dhe parashikimin e motit për qytetet kryesore. /Telegrafi/