Mesfushori shqiptar, Amir Abrashi përsëri ka pësuar një lëndim me Freiburgun.
Abrashi kishte pësuar një lëndim javë më parë në sfidën ndaj Bayer Leverkusen dhe ishte paraparë rikthimi i tij këtë javë në fushë.
Por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë së paku edhe disa ditë.
Ka qenë e përditshmja gjermane ‘Kicker’, që ka njoftuar se shqiptari ka pësuar një lëndim në seancën stërvitore.
26-vjeçari pritet t’i bëjë testet mjekësore për të parë se sa kohë do të mbetet jashtë fushave të blerta.
Abrashi ishte ndër lojtarët më të mirë të Freiburgut këtë edicion ndërsa mungesa e tij është vërejtur në fushë pasi klubi kuq e zi nuk po ka rezultate të mira.
Kujtojmë që gjakovari iu bashkua skuadrës gjermane në verën e vitit 2015 nga skuadra zvicerane Grasshopper. /Telegrafi/