Telegrafi

Abrashi i madh, gëzon fëmijët me vizitën e tij (Foto)

Amir Abrashi është duke u shëruar nga lëndimi i pësuar javë më parë me Freiburgun.

Ylli i Kombëtares së Shqipërisë pësoi një lëndim më 17 shtator në ndeshjen ndaj Bayer Leverkusen ku u detyrua ta lë fushën në minutën e 28-të.

Para lëndimit, gjakovari po kalonte nëpër një formë jashtëzakonisht të mirë duke qenë ndër më të mirët në Bundesliga në pozitën e tij.

Por tani ai po merr vetën dhe pritet të rikthehet në fushat e blerta në fillim të muajit nëntor.

Kësisoj reprezentuesi shqiptar ka gjetur kohën që t’i befasojë fëmijët e shkollë së futbollit ‘Bengo Camp’, me prezencën e tij.

Abrashi ka përshëndetur nga afër 200 fëmijët e kësaj shkolle të futbollit duke i dhuruar edhe autografe.

26-vjeçari ishte i pranishëm në vendlindjen e tij në Zvicër për t’i befasuar talentet e vegjël.

Kujtojmë që Abrashi është pjesë e Freiburgut në Gjermani që dy vite dhe ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2020. /Telegrafi/