Freiburgu do të luajë një ndeshje të fortë në kampionat këtë fundjavë ndaj Darmshtad ku do të kërkojë vetëm fitoren.
Ndërkohë i gatshëm për ekipin gjerman do të jetë edhe mesfushori shqiptar Amir Abrashi.
Mesfushori fantastik ka lënë pas problemet e tij fizike dhe do të rikthehet këtë fundjavë për të ndihmuar ekipin e tij të kthehet tek rezultatet pozitive.
Abrashi është një lojtar i rëndësishëm për Freiburgun në mesfushë, dhe aktivizimi i tij është me shumë rëndësi për këtë skuadër.
Pas 13 javëve në Bundesliga, Freiburg ndodhet në pozitën e 11-të me 16 pikë të tubuara. /Telegrafi/