Njëri nga kampionatet më të mira në botë padyshim që është Bundesliga gjermane.
Këtë edicion disa skuadra kanë befasuar në këtë kampionat si RB Leipzig e Hoffenheim që janë në zonën e Ligës së Kampionëve.
Por skuadra e tretë që ka bërë befasinë më të madhe është Freiburgu i Amir Abrashit.
Pas rikthimit në Bundesliga, Freiburg është afër të sigurojë Ligën e Evropës, pasi zë pozitën e pestë me 47 pikë të tubuara.
Mesfushori shqiptar, Amir Abrashi ka thënë për ‘Kicker’, se duhet të luftojnë shumë për të arritur këtë sukses, transmeton Telegrafi.
“Jemi në rrugë të mirë dhe duhet të japim më të mirën nga vetja jonë. Jemi në atë pozitë dhe duhet të luftojmë për ta mbajtur”, ka deklaruar Abrashi.
27-vjeçari ka zhvilluar 19 ndeshje këtë edicion në Bundesliga duke shënuar edhe një gol të bukur.
Abrashi ka kontratë me kuqezinjtë deri në qershor të vitit 2020. /Telegrafi/