Amir Abrashi ka luajtur 90 minuta për skuadrën e tij Freiburg në përballje me Borussia Dortmundin.
Milionerë fituan 3-1, por lojtari i Kombëtares shqiptare kishte një paraqitje të mirë në këtë ndeshje.
Ai ishte ndër më të vlerësuari e skuadrës dhe mori notën 6.6.
Pas pesë xhirosh, skuadra e Abrashit mban vendin e tetë me gjashtë pikë.
Mesfushori gjakovar është në formë të mirë para ndeshjeve të Kombëtares shqiptare. /Telegrafi/