Telegrafi

Abrashi e harron lëndimin, rikthehet në stërvitje

Amir Abrashi është rikthyer më herët se që është menduar.

Mesfushori fantastik nga Gjakova ka kaluar lëndimin e rëndë që kishte pësuar.

Abrashi i këputi ligamentet në ndeshjen ndaj Herthas dhe është pritur të mungojë deri në tetor.

Por mesfushori shqiptar është rikthyer më herët se që është menduar.

Ai tani ka dalë në stërvitje me Freiburgun dhe ka filluar të stërvitet fillimisht i diferencuar.

Gjithsesi rikthimi i tij pritet të bëhet në muajin shtator.

26-vjeçari është njëri nga lojtarët më të mirë të Freiburgut dhe ky do të jetë viti i tretë me fanellën kuq e zi.

Mesfushori shqiptar, pritet të jetë gati edhe për Kombëtaren e Shqipërisë nga ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/