Site icon Telegrafi

Abrashi dëmtohet rëndë, mungon ndaj Norvegjisë

Amir Abrashi siç duket nuk do të jetë i gatshëm për Kombëtaren Shqiptare për ndeshjen me Norvegjinë.

Ai ka lënë fushën e lojës në minutën e 29-të të ndeshjes në përballjen që skuadra e tij  Freiburg e zhvillo ndaj Hertha Berlin.

Të shtunën edhe pse e nisi nga minuta e parë ai u desh të largohet, pasi dëmitmi ishte i madh.

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare iu nënshtrua analizave të detajuara, që për fat të keq u konfirmua një këputje e ligamentit të gjurit.

Kjo do të thotë se Amir Abrashi do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni, që do ta mbajë larg për disa muaj.

Ende nuk mund të thuhet me siguri nëse do të rikthehet për këtë sezon apo jo, por ajo që dihet është se Abrashi nuk do të jetë në dispozicion të Panuccit, në sfidën miqësore me Norvegjinë, më 26 mars. /Supersport/

Exit mobile version