Site icon Telegrafi

Abraham qetëson Romën: Mund të luaj ndaj Juventusit

Tammy Abraham është bërë futbollisti kryesor i Romës këtë edicion.

Sulmuesi anglez ka shkëlqyer me ndeshje të mira, gola dhe asistime ku falë formës së mirë u rikthye edhe në Kombëtaren angleze.

Megjithatë Abraham pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Hungarisë dhe shqetësoi të gjithë në Romë.

Por vet lojtari anglez i rikthyer në kryeqytetin italian pas ndeshjeve me Kombëtaren ka gëzuar të gjithë.

Roma luan këtë të diel në udhëtim te Juventusi dhe Abraham ka thënë se shpreson që do të luaj në këtë sfidë.

“Jam mirë dhe shpresoj se do të luaj të dielën”, ishin fjalët e Abraham për gazetarët italianë në aeroportin e Romës pas mbërritjes nga Londra.

Roma për këtë takim do ta ketë të gatshëm edhe Lorenzo Pellegrinin që ishte në dyshim, derisa mungesa e madhe është ajo e Chris Smalling. /Telegrafi/

Exit mobile version