Site icon Telegrafi

Abraham i pandalshëm për Romën, por qëndron me këmbë në tokë: Më kanë blerë për të shënuar

Roma ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Empoli me rezultat 2-4.

Njeriu i ndeshjes te Giallorosët ishte sulmuesi anglez Tammy Abraham, që ka shënuar dy gola në këtë takim.

Me dy golat ndaj Empolit, Abraham ka shkuar në kuotën e 10 golave në kampionat dhe ka bërë tre asistime, derisa ka realizuar edhe gjashtë gola në Ligën e Konferencës dhe një tjetër në Kupën e Italisë.

Vet sulmuesi pas ndeshjes me Empolin ka deklaruar se Roma e ka blerë për të shënuar dhe ai po bën thjeshtë punën e tij.

“Roma më ka blerë për të shënuar gola. Ishim shumë vendimtarë dhe duhet të vazhdojmë kështu. Në pjesën e dytë u futëm në fushë me sjelljen e gabuar, u qetësuam disi edhe pse trajneri na dha këshillat”.

“Duhet të jemi të kujdesshëm sepse herës tjetër edhe mund të na barazojnë, ndonëse kryesojmë 4-0”, tha Abraham.

Përkundër 17 golave në të gjitha garat dhe katër asistimeve, Abraham thotë se nuk i ka vendosur vetës objektiva se sa gola do të shënoj deri në fund.

“Synoj gjithmonë që të jap maksimumin deri në fund. Nuk kam vendosur objektiva, e rëndësishme është që të krijosh raste për gol”, ka deklaruar sulmuesi anglez. /Telegrafi/

Exit mobile version