Sulmuesi anësor kosovar i Antwerp, Arbnor Muja, ka gjetur golin e parë sezonal në elitën e futbollit belg.
Muja kosovar ka shënuar një gol spektakolar në sfidën që Antwerp e fitoi ndaj Kortrijk me rezultat 6-0.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e tretë të futbollit belg.
Ish-lojtari i Dritës dhe Trepçës ’89 u fut në lojë në minutën e 63-të, derisa vetëm katër minutash realizoi një super gol nga distanca, që ishte i fundit i kësaj ndeshje.
https://twitter.com/FootColic/status/1690094989349376000
Për Mujën ky ishte goli i parë këtë edicion në Superligën e Belgjikës, ndërsa në të shkuarin ai u shpall kampion me klubin e tij. /Telegrafi/