Site icon Telegrafi

AAK uron fillimin e fushatës zgjedhore

Me rastin e fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) uron qytetarët e Kosovës pavarësisht përkatësisë politike për fillimin e fushatës për Zgjedhjet Nacionale të 11 qershorit.

“Të gjithë simpatizantëve, përkrahësve, aktivistëve dhe strukturave tona, por edhe të partive të tjera iu bëjmë thirrje që të zhvillojnë një fushatë të drejt dhe të ndershme dhe në përputhje me normat e përcaktuara si dhe rregullat zgjedhore”, thuhet në kumtesën e AAK-së.

“Jemi te bindur se kjo periudhë 10 ditore e fushatës zgjedhore, do të na shërbej si fazë që partitë politike, kandidatët për deputetë, simpatizantët dhe anëtarësia e gjerë, ta zhvillojnë një përballje mes programeve, fakteve dhe argumenteve që kanë, gjithmonë duke e respektuar kundërshtarin politik dhe duke e trajtuar atë me dinjitet”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/

Exit mobile version