Site icon Telegrafi

A shkakton kafeina vërtet varësi?

Pёrbёrёsi aktiv i kafesё dhe çajit, kafeina, ёshtё njё stimulues i sistemit nervor qendror, dhe përdorimi i rregullt i saj shkakton njё varësi tё lehtё fizike.

Por, kafeina nuk kёrcёnon shëndetin tuaj fizik, shoqëror ose ekonomik, nё mёnyrёn se si e bёjnё kёtё drogat.

Nёse ndaloni tё merrni kofeinё menjёherё, ndoshta mund t’i keni simptomat pёr njё ditё ose mё shumё, veçanërisht nёse kemi pirë dy ose mё shumё filxhanё kafe nё ditё. Simptomat e ndërprerjes sё kafeinës pёrfshijnё:

– kokёdhembjen
– lodhjen
– ankthin
– nervozizmin
– disponimin e zymtë
– vështirёsitё nё koncentrim

Pa dyshim, ndërprerja e kafeinës mund tё sjellё disa ditё tё këqija. Megjithatё, kafeina nuk shkakton probleme tё ashpra ose sjellje agresive, siç bёjnё drogat ose alkooli.

Pёr kёtё arsye, shumica e ekspertёve nuk e konsiderojnë kafeinën si njё substancё e cila shkaktor varësi.

Exit mobile version