Site icon Telegrafi

A mund t’u besoni këtyre mënyrave mbi dashurinë dhe seksin?

Këto fakte mbi seksin vërtet do të mund t’ju hutojnë, transmeton Telegrafi. Ja disa prej tyre …

Gruaja “burrë” (Bobo, Volta e sipërme)
Gratë sterile të këtij fisi mund të martohen ashtu si burrat me një vajzë të re. Ato gjejnë një djalë me të cilin duhet të kryejnë marrëdhënie “gruaja e tyre”. Ky djalë duhet të jetojë në të njëjtën banesë me ta. Në orgji merr pjesë edhe gruaja-burrë, e cila ka marrëdhënie homoseksuale me vajzë e re. Djali i cili merr pjesë në çiftëzim nuk ka asnjë të drejtë, as mbi vajzën dhe as mbi fëmijën që do të lindë ajo.

Orizi (Bidjogo, Guinea)
Vajzat e këtij fisi ku vetëm burrat kanë për detyrë të jenë besnikë ndaj gruas, kanë si zakon të vendosin një tas me oriz të gatuar pranë derës së të dashurit. Nëse djali është dakord, e ha orizin dhe më pas mund të kryejë marrëdhënie me vajzën. Nëse edhe vajza është e kënaqur, gatuan sërish oriz për të dashurin dhe nëse ai sërish e pranon, ata mund të martohen. Nëse ndodh e kundërta, djali përbuzet nga të gjitha vajzat dhe gratë e fshatit.

Gruaja e fshatit (Balele, Zair)
Një grua në dhjetë ishte e destinuar më parë të bëhej gruaja e gjithë fshatit. Kjo grua respektohej nga të gjithë dhe ishte e detyruar të jetonte me radhë me të gjithë burrat nga të cilët kishte fëmijë që bëheshin pronë e të gjithëve.

Njihuni me fisin ku seksi është i lirë…
Vajzat në ishujt Triobrand të Paqësorin mësojnë për kontracepsionin shumë herët dhe virgjëria nuk ka asnjë vlerë. Femrat mund të ndërrojnë të dashurit sa herë të duan. Në një vend ku dominon dashuria dhe seksi i lirë dhe me kë të duash, mosmarrëveshjet zgjidhjen me një ndeshje kriketi, ku mund të marrin pjesë edhe vajzat.

Shumë fshatra kanë një kasolle speciale, të quajtur bukumatula, që përdoret për të bërë seks jashtëmartesor. Bebet mendohet se lindin si rezultat i magjisë dhe nuk ka asnjë lidhje mes seksit dhe shtatzënisë.
Por zakoni i tyre nuk shtrihet tek të huajt. Ata e konsiderojnë lëkurën e bardhë të shëmtuar.

Të jesh e virgjër në ishullin e Guam
Në këtë vend është e ndaluar që femrat të martohen të virgjëra. Për këtë arsye ekzistojnë disa burra, detyra e të cilëve është që të kenë raporte seksuale me virgjëresha, të cilat paguajnë për të mos qenë më të virgjëra, ndërsa më pas martohen.

I vendos gjërat e burrit jashtë, pranë portës (Bidjogo, Guineja)
Shpesh, gruaja kur do të ketë marrëdhënie me një burrë tjetër mund të mos i jep asnjë shpjegim burrit të saj, por thjesht t’i nxjerrë gjërat e tij jashtë banesës. Mjafton kaq dhe burri kupton që është kthyer sërish beqar!

Seksi me kafshë
Seksi me kafshët është i lejuar për burrat në Washington, për aq kohë sa kafsha peshon më shumë se 40 paund.
Në Liban, kjo gjë është legale, por vetëm në qoftë se eksperimentohet me kafshë të gjinisë femërore, në të kundërt nëse ato janë të gjinisë mashkullore ju mund të dënoheni deri në dënim me vdekje.

Ndërsa, në shumë vende të Lindjes së Mesme është e lejuar marrëdhënia seksuale me dhitë, por me kusht që pas marrëdhënies ajo mos të hahet.

Në Hong Kong, krimi i pasionit ndiqet me ligj
Nëse gruaja e gjen burrin e saj në krevat me një grua tjetër, ajo ka të drejtë ta vrasë bashkëshortin tradhtar vetëm duke përdorur duart e saj. Ndërsa dashnoren e tij ajo mund ta vrasë me çfarëdo mënyre që dëshiron.

Seks paramartesor me kontratë
Në Iran, një çift i ri që do të donte të kryente marrëdhënie para se të jenë të gatshëm për t’u martuar, mund të bëjnë kërkesë për një gjë të tillë. Ky veprim quhet ndryshe ‘martesë e përkohshme’ dhe sigurisht që ekziston një kontratë e shkruar për këtë. Për ta pasur një mundësi të tillë çifti duhet të paguajë një shumë të caktuar për një ceremoni të vogël dhe në kontratë duhet të përcaktojnë kohëzgjatjen e kësaj martese të përkohshme.

Në këtë mënyrë të gjithë mund të kryejnë marrëdhënie pa shkelur ligjin islamik.

Një ligj ndalon seksin oral në disa shtete amerikane
Në Kaliforni, Nju Meksiko, Dakotën e Jugut, Florida, Utah, Marilend dhe Rhode Island ekziston një ligj që ndalon seksin oral. Ndëshkimi është i ndryshëm në çdo shtet, por ai më i rëndi është në Florida, ku dënimi mund të shkojë deri në 20 vjet burg.

Nata e parë (Balante, Guinea Portuges)
Është detyrë e kapos së fisit që të kryejë marrëdhënie me të gjitha virgjëreshat. Asnjë femër nuk mund të martohet pa u zhvirgjëruar më parë nga ai.

Gruaja e fshatit (Balele, Zaire)
Një grua në dhjetë është e destinuar të bëhet gruaja e fshatit. Kjo grua respektohet nga të gjithë dhe është e detyruar të jetojë me radhë me të gjithë burrat.

Seks nën shoqërinë e vjehrrës së nuses
Në zonën Cali të Kolumbisë është në fuqi një ligj, të cilin çdo dhëndër nuk është në gjendje ta shpjegojë. Aty, çifti i ri i sapomartuar është i detyruar ta kalojë natën e parë të martesës nën shoqërinë e vjehrrës së nuses!

Treshja specifike
Një ligj shumë të komplikuar, i miratuar në Bolivi, dikton në mënyrë specifike që në një treshe seksuale ndalohet të marrin pjesë nënë e bijë së bashku. Gjithsesi, lejohet që x person i interesuar të shkojë me të dyja, por jo së bbashku, por veç e veç. /Telegrafi/
 

Exit mobile version