Site icon Telegrafi

A mund “të zgjerohet” vagjina nga seksi

Rehatohuni! – Trupi i femrës, duke përfshirë edhe vagjinën, është bërë në atë mënyrë që të jetë elastik dhe ka fuqi të madhe të përshtatjes me situata të ndryshme, nga seksi me mashkullin me penis të madh deri te lindja”, thotë ajo – transmeton Telegrafi.

Kur femra është e eksituar, vagjina kalon nëpërmjet disa ndryshime të mëdha fizike. Qarkullimi i shtuar i gjakut në rajonin gjenital ndihmon në lubrifikimin e mureve “të rrudhura” të vagjinës, dhe kur të ndodhë kjo, ato “rrudha” sikur “lirohen” pak, indet lirohen, andaj krijon vend krejtësisht të mjaftueshëm për penisin, pa marrë parasysh madhësinë.

Nëse partneri ka penis mjaft të madh, dr. Streicher rekomandon që në raste të tilla të përdor lubrifikant shtesë, madje ndonjë i cili ka bazë ujore: “Vagjina bëhet “e rrëshqitshme, ndërkaq seksi më komod, më i këndshëm dhe më argëtues”.

Nëse pas seksit ndiheni bash “e ngushtë si zakonisht”, nuk ka arsye për brengosje. Vagjina pikërisht një kohë të gjatë ka qenë më shumë se normalisht, thotë dr. Streicher.

Kur ekziston problemi, përkatësisht ndjenja sikur vagjina nuk është mjaft “e fortë”, më së shpeshti problemi nuk është te vagjina vetvetiu, por te muskujt e fundit të komblikut. Pra, ushtrimet e Kegelit. Çdo ditë. Pa ndonjë të keqe. /Telegrafi/

 

Exit mobile version