Site icon Telegrafi

A mund të shkaktojnë tangat infeksione?

Dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër

Tangat vishen si të brendshme intime të përditshme apo si rroba banjoje. Shikuar nga përpara tangat janë sikurse çdo të brendshme tjera, por nga pas ato janë të dizajnuara ashtu që të kenë një shirit të hollë materiali i cili futet midis vitheve dhe vithet mbesin të pambuluara.

Nuk ka studime që kanë treguar se tangat kanë ndikim në shfaqjen e vaginozës bakterore, infeksioneve me kandida dhe infeksioneve të traktit urinar.

Megjithatë, disa gra mund të vërejnë se kur veshin tanga kanë më shpesh infeksione të tilla.

Rreziku potencial vjen nga mundësia që bakteret nga anusi të zhvendosen më lehtë kah vagina dhe uretra duke shkaktuar infeksione.

Poashtu, tangat janë të ngushta dhe duke qenë të tilla e bëjnë më të lehtë mundësinë e shaqjes së infeksionit.

Derisa nuk ka të dhëna të sigurta se tangat shkaktojnë infeksion, ju mund të vazhdoni t’i vishni, vetëm se duhet treguar kujdes të shtuar për higjienën bazike në regjionin intim të trupit.

Ndërroni tangat çdo ditë dhe mos i vishni pandërprerë.

Nëse keni kruarje ose iritim vishni brekë të pambukta dhe nëse problemet theksohen kërkoni këshillën e mjekut. /Telegrafi/

Exit mobile version