Site icon Telegrafi

A mund të mbijetojë martesa pa seks?

Zbuloni shkaqet e fshehura
Shumë herë prapa këtyre problemeve janë pakënaqësia, shuarja e dëshirës për seks, për afsh, mungesa e kohës. Të gjitha këto çojnë në largim fizik dhe emocional ndërmjet partnerëve, transmeton Telegrafi.

Ndryshoni shprehitë
Shprehitë janë pjesë të pandashme të jetës, mirëpo ndryshoni ato të cilat prishin jetën tuaj seksuale. Mos e kaloni kohën duke shikuar serinë e adhuruar në TV, por përkushtojuni partnerit. Bëni diçka për ju të dy. Thjesht, qëndroni me të, mos u përmbani rreptësisht shprehive tuaja bash çdo ditë.

Mos i harroni prekjet
Afrohuni fizikisht me partnerin ashtu që të prekeni shpesh. Kapeni për dore, putheni, përqafojeni, edhe kur janë fëmijët tuaj pranë. Njihuni sërish dhe ndizeni shkëndijën.

Edhe flirti është i domosdoshëm
Jepni komplimente njëri-tjetrit, shkelni syrin partnerit, dërgoni porosi nëpërmjet sms-ve me përmbajtje provokuese… Gjërat e tilla të gjithë do t’i vlerësojnë, ndërkaq të gjitha këto do të çojnë në jetë më të mirë seksuale.

Bisedoni me njëri-tjetrin
Nëse asgjë nga kjo që thamë më sipër nuk tregon sukses, kërkoni ndihmën profesionale. Terapeuti bashkëshortor mund t’jua zgjidhë problemet. /Telegrafi/
 

Exit mobile version