Pas çdo divorci mbeten kujtime edhe të bukura, edhe të këqija. Shumica e psikologëve do të përgjigjen se si është e pamundshme të ruash miqësinë me personin me të cilin jeni divorcuar, madje edhe nëse ka ndodhur në mënyrë paqësore.
Çdo person duhet të merret me vetveten, si individ dhe të mbijetojë rrënojat e marrëdhënieve në të cilat ka ndodhur kush e di se çka, transmeton Telegrafi.
Më e keqja që mund të bëhet është të provoni shumë herët të ruani miqësinë. Zakonisht ai person i cili “ngutet” nuk është krejtësisht në rregull me vetveten.
Është egoist, deshëm ne apo jo ta pranonim dhe nuk dëshiron të pajtohet me faktin që pala tjetër nuk është më në jetën e tij.
Duhet të kalojë kohë që plagët të shërohen. Zakonisht, nëse ngutemi, p.sh. pas 2 muajve, përpjekja zakonisht lehtë mund të shndërrohet në grindje dhe në lot.
Nuk duhet ngutur, lëreni të kalojë së paku gjysmë viti. Si edhe te çdo dështim tjetër, p.sh. në punë, është me rëndësi të studioni motivet tuaja.
E po ju çfarë mendoni për këtë? /Telegrafi/