Liposuksioni është përdorimi i instrumenteve të futur në një prerje të vogël përmes shtresës së lëkurës me yndyrë. Ato duke copëtuar yndyrën, e thithin atë jashtë trupit për të arritur humbjen e peshës. Ky është një operacion për formësimin e trupit. Përdorimi i drejtë i Liposuksionit, mund të përmirësojë formën e trupit të njeriut, veçanërisht për gratë, por edhe për të përmirësuar shëndetin dhe cilësinë e jetës njerëzore.
Por a mund ta bëjnë Liposuksionin të gjithë njerëzit mbipeshë për aq kohë sa nuk kanë një trup jo të bukur?
Përgjigja është jo! Ata që mund t’i nënshtrohen një operacioni kirurgjik me Liposuktion, duhet të jenë mbipeshë brenda nivelit 30%, njëkohësisht lëkura duhet të ketë elasticitet të mirë dhe t jetë pa rrudha.
Të moshuari mbi 60 vjeç dhe të rinjtë ende në zhvillim, nuk janë të përshtatshëm për t’iu nënshtruar Liposuksionit.
Ata që kanë probleme të mëlçisë, sëmundjeve kardiovaskulare, sëmundje të veshkave dhe pacientët me hipertension, kanë më shumë rreziqe gjatë operacionit. Pacientët me hipertension, diabet, sëmundje koronare të zemrës, sëmundje të mushkërive, etj, do të kenë vështirësi ta rimarrin veten pas operacionit.
Pjesët e trupit që mund t’i nënshtrohen Liposuksionit, janë faqet e fytyrës, qafa, mjekra, gjoksi i meshkujve, barku, beli, krahët, kofshët e brendshme, kofshët e jashtme, anë e përbashkët e kyçit të këmbës etj." /Telegrafi/