Site icon Telegrafi

A kultivoni baktere?

Mikrobiologët nga Universiteti në Arizona kanë kryer një hulumtim në disa qytete amerikane dhe kanë analizuar se sa janë të ndotura ambientet e zyrës me baktere. Sipas rezultateve të hulumtimit të tyre, “pesë sipërfaqet më të ndotura kanë qenë (me radhë: telefonat, tavolinat e punës, dorëzat e rubinetit, dorëzat në dyert e furrave me mikrovalë dhe tastierat e kompjuterëve", shkruan gazeta Globe and Mail.

Në raport thuhet se “në tavolinën e punës mesatarisht ka 100 herë më shumë baktere sesa në tavolinën e kuzhinës dhe 400 herë më shumë sesa në guacën e tualetit ".

Shtypja e drejtë e baktereve

Stuart Levy, doktor dhe mikrobiolog nga Universiteti Tufts, thotë se "vërshimi i produkteve antibakteriale (…) paraqet rrezik sepse do të mund të sillte deri tek paraqitja e baktereve të cilat janë imune jo vetëm ndaj sapunëve antibakterialë, por edhe ndaj antibiotikëve". "Dezinfektimi i shtëpisë me substanca antibakteriale për pastrim i përngjanë mbytjes së mizave me çekiç të madh”, thotë Levy.

Në anën tjetër, substancat për pastrim të cilat përdoren në amvisëri, siç janë zbardhuesi, hidrogjeni dhe uji i valë e sapuni, largojnë papastërtinë, por nuk nxisin bakteret të ndryshojnë në forma të tjera të cilat janë imune në substancat për pastrim. "Bakteret janë aleatet tona", thotë Levy. "Me to duhet të jetojmë në paqe".


Paratë e ndyra

Hulumtimet të cilat janë kryer kohë më parë Shtetet e Bashkuara kanë treguar se në pothuajse të gjitha bankënotat të cilat janë aktualisht në qarkullim ka streptokok, enterobakter, pseudomonas dhe mikrobe tjera. Këto baktere “mund të janë të rrezikshme për personat me imunitet të dobësuar, siç janë të moshuarit e sëmurë dhe personat të cilët vuajnë nga HIV/AIDS-i", shkruan The Globe. Në disa bankënota janë gjetur edhe disa baktere më të rrezikshme.

Hulumtuesit thonë se do të ishte koha që të fillohet me “pastrimin e parave” në kuptimin tekstual. Në Japoni qytetarët veçmë mund të marrin para nga “bankomatët më të pastër higjienik" të cilët "japin jenë (bankënotë japoneze) të cilët paraprakisht janë nxehur në temperaturë mbi 200 gradë celsius – temperatura aq e lartë mundëson të shkatërroj shumë baktere, derisa paratë nuk digjen".

The Globe këshillon: Pas prekjes së parave – pastroni duart!

Exit mobile version