Site icon Telegrafi

A kënaqen më shumë në seks damat me shtat më të plotë?

Pjesëmarrëset në një studim të paradokohshëm u janë përgjigjur hollësisht pyetjeve për jetën e tyre seksuale, nga vitet kur e kanë humbur virgjërinë, për numrin e përgjithshëm të partnerëve seksualë e deri te pyetja se sa shpesh përjetojnë orgazmën.

Sipas rezultateve të këtij hulumtimi, një përqindje impresionuese prej 92 për qind e të anketuarave me peshë më të madhe të trupit kanë marrëdhënie të rregullta seksuale, në krahasim me 78 për qind të femrave me peshë normale të trupit.

Gjithashtu, damat me më shumë peshë trupore më shumë kënaqen duke bërë seks, më shpesh përjetojnë orgazmën, gjithashtu damat me peshë trupore pak më shumë se normalja më shpejt dhe në moshën më të re gjejnë partnerët për lidhje më të gjatë dhe për martesë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version