Telegrafi

A ju ka zhgënjyer partneri juaj?

Sipas një studimi të bërë në Britani të Madhe, çdo e pesta femër as që ka mundur të kujtohet se kur për herë të fundit kanë marrë kompliment nga mashkulli.

Me gjithë rezultatet, rreth 53 për qind e të anketuarave konsiderojnë që komplimentet janë tepër të bukura dhe do të dëshironin që sa më shpesh t’i dëgjonin.

Rreth 20 për qind e të anketuarave komplimente u bëjnë mikeve të tyre, në mënyrë që të ndihen më mirë, transmeton Telegrafi.

Ky hulumtim, gjithashtu ka nxjerrë në pah që femrat ndihen më mirë kur të tjerëve u japin komplimente dhe gjithashtu kjo gjë u krijon vetëbesim.

Nga ana tjetër, njëra nga pesë femra thotë që ndihet në siklet kur ia bëjnë ndonjë kompliment, prandaj nuk dinë se si të reagojnë.

Studimi i brendit Dove ka treguar që 38 për qind e femrave dëshirojnë të dëgjojnë më shumë fjalë të mira se sa partnerët e tyre.

Ekspertja për pantonimë Judi James thotë për “Daily Mail” që kur na bëjnë komplimente duhet të ndihemi shumë më mirë, mirëpo vetëbesimi për shkak të dukjes fizike të shumtën e rasteve është aq i ulët saqë nuk mund të ndihemi të kënaqura. /Telegrafi/