Telegrafi

A je unt? Shpejt.me porosite ushqim online!

 “Shumë herë na kanë thirr në telefon për të përfundu porosi në mënyre klasike, të gjitha i kemi refuzu. Nuk është qëllimi i fitimit, sa është i edukimit të njerëzve se sa më e thjeshtë është porosia përmes një platforme super moderne në krahasim me porositje përmes telefonit”, tregon Darsej Rizaj CEO i “Shpejt Sh.P.K.”.

Shpejt tani ka mbush dy vite të operimit në treg Kosovar, ku edhe zotohen për shërbim me prioritet maksimal në çdo porosi.

“E gjitha varet te besimi, kemi investu më së shumti në dy sektore, krijimin e një platforme supermoderne në mënyrë që të konkurrojmë me telefon, si dhe shërbimin ndaj klientëve tanë. Është shumë e rëndësishme për neve të kemi shërbim sa më të mirë, është e vetmja mënyrë e krijimit të besimit në platforma online, diçka që nuk ekziston njëherë tek ne.” shton Aridon Hasimja, partner menaxhues i Shpejt.

“E mira qëndron në disa fakte, nuk ke më nevojë me bisedu më restauronte në telefon edhe më u mundu me ia spjegu porosinë, atë mundesh me e bë tani në www.shpejt.me apo aplikacionet për IOS dhe Android duke e pa komplet menynë, duke e pasë mundësinë me i caktu përbërësit e ushqimit, si dhe problemin më të madh të adresimit e kemi zgjidh përmes GPS. Mos të flasim që i gjithë ky shërbim për klientët e Shpejt është pa pagesë” shton Darseji.

Shpejt deri më tani ka procesu ushqime me vlerë mbi 16.000 EUR ku me sukses ka kompletuar 99.8 % të porosive, ka mbi 5000 shfrytëzues të regjistruar dhe mbi 20.000 fansa në Facebook.