Bashkëjetesa në çift nuk është gjithnjë e lehtë, ndaj duhet të mendoheni mirë para se ta hidhni këtë hap. Ja disa tregues që mund t’ju ndihmojnë.
Ka ardhur koha të bashkëjetoni me partnerin/partneren kur:
Ëndërroni ta kaloni jetën me të.
Respektoni lirinë dhe hapësirat e tjetrit.
Dëshironi të jeni çdo çast pranë tij/saj.
Flisni hapur dhe pa problem për të ardhurat tuaja.
Dëshironi të kaloni netët pranë tij/saj.
Njihni shumë nga miqtë dhe të afërmit e tij/saj.
Flisni me të edhe për problemet personale.
Bëni më shumë pazar për të, sesa për vete.
Keni takuar prindërit e tij/saj.
Ai/Ajo respekton zakonet tuaja.
Nuk e ndieni nevojën të bëni makijazh para se ai të zgjohet.
Keni kohë që paguani qiranë diku, ndërkohë që nuk jetoni thuajse fare atje. /Telegrafi/