Site icon Telegrafi

A janë femrat seksi më pak të mençura?

Mirëpo, a është vërtet kështu? A i duan meshkujt femrat më të thjeshta apo i duan të mençura? “Mendoj se meshkujt frikësohen paksa nga femrat e mençura. Krahas kësaj, duhet ditur se edhe meshkujt e rinj, në mënyrë të vazhdueshme përmes medieve marrin mesazhe se janë më të dëshiruara femrat e bukura”, thotë njëri nga pjesëmarrësit në forum.

Një pjesëtare e gjinisë së kundërt, ka thënë se i do meshkujt e mençur, ashtu që do të ishte vërtet e lumtur po të takonte një të tillë. Në vend të kësaj, thotë ajo, në ditët e sotme ka shumë meshkuj që thjesht mendojnë për veten se janë të mençur.

Ndërkaq, ka edhe të tillë që mendojnë ndryshe nga shumica.

“Për mua, femrat e mençura janë shumë atraktive, për shembull Sharon Stone ka IQ 130 dhe këmbë shumë të bukura. Është bukur të mund të flasësh këndshëm me një femër dhe njëkohësisht të shikosh bukurinë e saj”, thotë një tjetër participant.

Po ashtu, është treguar se meshkujt të cilët duan lidhje serioze, nuk i lënë anash edhe aftësitë intelektuale të femrës. /Telegrafi/

Exit mobile version