Femrat shpesh gjenden në situatë të palakmueshme kur duhet t’ua sqarojnë mashkullit se ku po gabojnë gjatë seksit, andaj situatat e këtilla më së shumti edhe irritojnë, transmeton Telegrafi.
Përdorimi i gishtit
Me siguri ju kujtohen ditët e rinisë kur për seksin as që keni menduar, mirëpo gishti ka qenë i lejuar, ndërkaq bandillët janë sjellë me të sikur ai të ishte një penis i vogël. Epo, nuk është ashtu, loja me gishta në të vërtetë është krejtësisht pa kuptim.
Me ashpërsi të theksuar dhe me një teknikë të çuditshme, sikur të ishin trumbeta apo toptha stërvitjeje. Gjinjtë lëpihen, puthen dhe përkëdhelen!
Praktikohet nga e tërë bota dhe përfundimisht është njëra ndër pozat më të njohura. Epo, të jemi realë – kush vërtet do të ndihej komod gjatë kësaj poze?!
Harroni atë skenarin në të cilin femra aktron orgazmën, mirëpo kjo pikërisht është gjë pozitive, sepse ajo vetëm dëshiron që i dashuri i saj akoma të “shpërthejë” nga vetëbesimi. Aktrimi i orgazmës kurrë nuk është i arsyeshëm dhe nuk është ide e mirë!
Pas seksit të tillë vetëm që do të pasojë tensionimi se a ka shkuar çdo gjë në rregull, a ka kaluar rreziku nga shtatzënia, a keni marrë ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme… Vërtet seksin pa mbrojtje nuk duhet bërë!
Vetëm nëse partneri juaj është i gjatë sikur ndonjë basketbollist, seksi në këmbë nuk është ide e mirë.
E gjithë kjo duket tepër romantike dhe joshëse, por nga pak edhe qëllimkeq, aq më parë nëse gjendeni në vend publik, mirëpo është e vërtetë që seksi në ujë është shumë interesant por edhe i ngathët.
Është më se e sigurt që i dashuri juaj së paku njëherë t’ju ketë fërkuar klitorisin sikur me grabujë. Me klitorisin duhet vepruar butësisht dhe në mënyrë sa më sensuale. Shpejtësia dhe forca nuk janë kurrfarë garancie për orgazmën klitorale. Përkundrazi!
Orgazma e tij është fundi i seksit
A ekziston vërtet diçka më irrituese se sa kur mbeteni e ndezur, sepse keni pasur atë fatkeqësi që ai ka përjetuar orgazmën para jush. /Telegrafi/