Lexuesi i pafat ka shpresuar që vibratori, si dhuratë, do të nxisë dëshirën seksuale tek gruaja e tij dhe se gruaja e tij do të dëshirojë të bëjë më shpesh dashuri me të por, reagimi i saj ka qenë tërësisht i kundërt – ajo, shkaku i vibratorit, e ka dëshiruar atë edhe më pak se më parë. Megjithatë, ky nuk është një rast i rrallë në shtetet moderne.
Shkencëtarët australianë, kohë më parë, kanë zbuluar që për shumë femra shumë më thjeshtë është të përjetojnë orgazëm duke u vetëkënaqur me vibrator sesa me ndihmën e partnerit.
Royal Brisbane dhe Women’s Hospital kanë kryer një hulumtim të madh me 500 femra, mes moshës 10 e 80 vjeçare. Është konstatuar që ato kanë marrëdhënie seksuale, disa herë në muaj. Nga femrat, seksualisht aktive, 56 për qind kanë pasur orgazëm gjatë vetëkënaqësisë, për dallim nga 24 për qind të atyre qe kanë arritur të përjetojnë orgazëm gjatë seksit me partnerin.
Amerikanët kanë shkuar edhe më tutje dhe kanë konstatuar që koha e nevojshme për orgazëm, me anë të vibratorit, është prej 20 sekondash deri në një orë.
Me kalimin e viteve dëshira seksuale tek femrat zvogëlohet, që është pasojë logjike për faktin se gjakut i nevojitet më shumë kohë të arrijë në vendet e duhura. Mu për këtë shumë gra i grahin në mënyrë të lehtë, respektivisht përdorin vibratorë në vend të marrëdhënieve seksuale me burrat e tyre, me të cilët shpesh nuk janë në marrëdhënie ideale.