Site icon Telegrafi

A është më e rëndësishme për femrat pamja sesa seksi?

Sipas një ankete, të cilën e ka bërë Elizabeth Arden, madje 76 për qind të femrave do të bënin çdo gjë me qëllim që të dukeshin më të reja, ndërkaq 21 për qind do të abstenonin nga seksi plot një vit!

Hulumtimi ka treguar që edhe damat më me dëshirë do të pranonin të kenë marrëdhënie seksuale me qëllim të rinimit, sesa do “të hiqnin dorë” nga celulari për një vit.
Sipas rezultateve të studimit, femrat dukjen e vendosin para shumë gjërave të tjera.

Kështu, p.sh. damat më me dëshirë do të hiqnin dorë nga rrjetet sociale, ndërkaq 24 për qind të tyre do të pajtoheshin të bënin intervenime kirurgjike për t’u dukur më të reja.

Edhe pse pjesëtaret e gjinisë “së bukur” kanë pranuar shumëçka në këmbim për t’u dukur më të reja, madje edhe të punonin shtatë ditë në javë, 63 për qind nuk përdorin kurrfarë preparatesh për t’u dukur më të reja. /Telegrafi/
 

Exit mobile version