Nuk ka rregulla sipas të cilave do ta dini se çka ju përshtatet më mirë; vendimtare janë motivi dhe ndjenjat, transmeton Telegrafi.
Argëtimi
Lidhja: Madje edhe kur i propozoni që të bëjë diçka të re, gjë që nuk e praktikon kurrë (rrëshqitje, shopin, vallëzim), do të pranojë, sepse e di që do t’ju bëjë të lumtur.
Aventura: Do të gjejë ndonjë justifikim çfarëdo qoftë, vetëm që të shmangë çdo iniciativë tuajën.
Komunikimi
Lidhja: Ai i bën “like” pothuajse çdo gjëje që shkruani në Facebook, dërgon porosi, ju fton, madje ka hapur llogari në Instagram që të mund t’ju përcjellë.
Aventura: Kurrë nuk i ka rënë ndër mend që t’ju kontaktojë në Facebook, ndonjëherë shkruan ndonjë SMS, mirëpo kurrë pothuajse nuk ju thërret.
Respektimi
Lidhja: Takoheni shpesh, qoftë në shtëpi të tuajën apo në shtëpi të saj, qoftë jashtë shtëpisë. Nuk ju fsheh nga të tjerët. Me atë rast, alkooli është shumë i rrallë apo pothuajse kurrë pjesë e takimeve tuaja.
Aventura: Të shtunën, dy orë para mesnate, merrni porosinë me përmbajtje “Çka ka të re?” Nënkuptohet që çdo takim do të jetë i festuar e pije.
Romantika
Lidhja: Kur jeni bashkë, e mbani njëri-tjetrin përdore, përkëdheleni dhe përqafoheni. Puthjet dhe bërja dashuri janë vetëm pjesë e argëtimit tuaj.
Aventura: Takimet tuaja reduktohen në puthje franceze, të cilat çojnë në seks. Para seksit dhe pas tij asgjë e re.
Angazhimi
Lidhja: Ai i di emrat e anëtarëve të familjes suaj, të shoqeve më të mira, të të përkëdhelurit e shtëpisë. E di çfarë kafe pini, cilët filma i adhuroni, cilët restorante i frekuentoni…
Aventura: Ai di që dëshironi xhus-vodkën dhe asgjë tjetër. /Telegrafi/