Ç’është e vërteta, partneri i tradhtuar shpesh fal tradhtinë, por shumë vështirë harron. Dhembja të cilën e ka shkaktuar lidhja jashtëmartesore mund t’i shoqërojë partnerët vite të tera, madje edhe tërë jetën.
Shumica e njerëzve pas tradhtisë natyrisht do të ndihen të lënë padore, të tradhtuar, të mashtruar…
Reaksioni i parë i partnerit të tradhtuar më së shpeshti është dëshira që lidhja menjëherë të ndërpritet, sepse shumica e njerëzve nuk mund të jetojë me mendimet për tradhtinë të cilën e ka bërë partneri-partnerja, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, pas tradhtisë, reaksionet e para partneri i tradhtuar në rastet më të shumta megjithatë vendos që “t’i mbyllë sytë” dhe të ruajë lidhjen.
Ajo që në atë fazë me rëndësi të dihet është: të menduarit për tradhtinë nuk mund të humb gjë – por me kohë mund të tejkalohet…
Përjetimet emocionale të tradhtisë me kohë do të zbehen nëse nuk përsëriten momentet e dhembshme dhe nëse partneri-partnerja që ka tradhtuar që atij-asaj që ka qenë i tradhtuar t’i ofrojë përkrahje të plotë dhe ndjenjë sigurie në lidhjen emocionale. /Telegrafi/