Telegrafi

A ekziston ndonjë dietë anticeluliti?

Më saktë, për të kontrolluar celulitin pa e varfëruar organizimin, dmth. pa rrezikuar humbjen e energjisë, duhet marrë përditë 2200 kalori të shpërndara në këtë mënyrë: 15% proteina (mish, qumësht e prejardhjet e tij, peshk, vezë, perime) duke mos harruar që një gram proteinë përmban 4 kalori: 25% yndyra (vaj, gjalpë, djathë, sallam, mish), duke ditur që një gram yndyrë përmban 9 kalori: 60% karbohidrate (patate, bukë, biskota, fruta, sheqer) dhe që një gram karbohidrate përmban 4 kalori.

Dietës bazë i shtohen sasitë e frutave e perimeve, të nevojshme për shkak të kripërave minerale e vitaminave. Kush ka nevojë vërtet që të dobësohet duhet të marrë 500-600 kalori më pak se zakonisht, d.m.th., rreth 1600-1700 kalori ditore, duke pasur kujdes në proporcionet e ushqimeve. /Telegrafi/