Site icon Telegrafi

A e njihni partneren tuaj mirë?

Në vijim ju sjellim disa nga fshehtësitë e femrave që ato i ruajnë dhe i mbrojnë me zili dhe fanatizëm.

Partnerja juaj ju urren pak
Pothuajse secila femër e ‘urren’ partnerin e saj, pasi nuk është përcaktuar të lindë fëmijë dhe të kalojë nëpër një periudhë të tillë kohore. Femrat e dinë se kjo është krejt joreale dhe se ky nuk është faji juaj, por prapëseprapë nuk mund të durohen pa e shprehur këtë ‘urrejtje’.

Pa dhurata, ju lutem
Kur partnerja juaj jua thotë se për përvjetorin e lidhjes tuaj apo për ditëlindjen e saj nuk dëshiron kurrfarë dhurate, në fakt – ajo gënjen. Mos e anashkaloni këtë fakt dhe mundohuni ta gjeni një dhuratë – imtësi, që do t’i pëlqente asaj. Dhurata nuk ka pse të jetë e shtrenjtë, por e lezetshme. Edhe pse shumica e femrave pëlqejnë stolitë prej ari, një imagjinatë juaja, që vërteton dashurinë tuaj për te do ta befasojë atë dhe do ta bëjë të ndihet si mbretëreshë.

Kur është vetëm, secila femër është divë
Kur partnerja juaj është e vetme në shtëpi, ajo këndon, vallëzon dhe me lëvizje të tilla ajo do ta mposhtë secilën aktore.

Fshehtësia e dushit të stërzgjatur
Nëse për një kohë të gjatë jetoni me partneren tuaj, me siguri së paku një herë jeni pyetur pse kaq gjatë ajo qëndron në banjë dhe pse për një dush asaj i nevojitet më shumë se një orë. E vërteta është e thjeshtë – ndoshta pëlqen t’u shmanget përgjegjësive, fëmijëve, nënës më saktësisht vjehrrës, larjes së enëve…

Femrat pëlqejnë të jenë tërheqëse
Edhe pse partnerja juaj shpeshherë shtiret se asaj kjo fare nuk i pëlqen, do të pëlqente nëse nganjëherë e ngacmoni duke e prekur lehtë, nëse e puthni me pasion, apo i dërgoni një porosi seksi.

/Telegrafi/

Exit mobile version