Telegrafi

A e falin femrat tradhtinë

Femra e ka të vështirë të përballet me një situatë në të cilën siguria e saj emocionale është rrezikuar, për këtë arsye rrallëherë mund ta falë mashkullin nëse lidhja e tij e tradhtisë ka zgjatur për një kohë dhe në të janë përfshirë edhe emocionet.

Në martesë, më së shpeshti tradhtojnë meshkujt, por është interesante se gjatë divorcit meshkujt paraqesin tradhtinë si arsye, ndërsa te femrat arsye është ‘sjellja e pakuptueshme’ e partnerit.

Mashkulli nuk mund ta durojë mendimin se dikush tjetër prek trupin e femrës së tij, ndërsa femra nuk mund të durojë se një femër tjetër ka okupuar zemrën e mashkullit të saj. /Telegrafi/