Site icon Telegrafi

A duhet t’i spiunojmë fëmijët?

Pas hulumtimit të bërë të dy mijë prindërve, fëmijët e të cilëve kanë midis 10 e 17 vjeç, është konstatuar se së paku 61 për qind e prindërve dëshirojnë t’i “fusin hundët” në korrespondencën e fëmijëve të tyre.

Gjashtë nga dhjetë prindërit kanë pranuar që rregullisht lexojnë e-mailet, SMS-të dhe porositë nga Facebook-u i fëmijëve të tyre.

Ky hulumtim ka treguar gjithashtu që njëri ndër dhjetë prindërit madje shkon deri në atë ekstrem sa që zbulon paswordin e fëmijës së tij në internet, ndërkaq njëri ndër pesë prindërit është tmerruar me përmbajtjen të cilën e zbuluar. Mirëpo, rezultatet e një ankete megjithatë kanë treguar që shumica e prindërve pas depërtimit në shënimet private të fëmijës së tyre ndihen fajtorë.

Në botën moderne në të cilën jetojmë dhe në të cilën mbisundon teknologjia, vështirë është që vazhdimisht të kontrollohen dhe të mbrohen fëmijët. Mirëpo, a nënkupton kjo që çdokush të ketë të drejtë të cenojë privatësinë? /Telegrafi/
 

Exit mobile version