Telegrafi

A duhet Italia ta ftojë Tottin, Cassanon, Del Pieron ose Giovincon?

Gazzetta dello Sport” ka njoftuar se trajneri i Azzurëve, Marcello Lippi, është duke menduar seriozisht për ta rikthyer simbolin e Romës, Francesco Totti, në përfaqësuese, mirëpo kapiteni romak nuk pranon të kthehet deri në mars të vitit 2010.

Përveç Tottit, janë edhe tre lojtarë tjerë të cilët mund ta bëjnë më kreativ sulmin e Italisë, duke luajtur në rolin e sulmuesit të dytë ose si mesfushor ofanziv (‘trequartista’).

Antonio Cassano konsiderohet si njëri nga lojtarët më të talentuar italianë në Serie A, mirëpo ekziston një vështirësi e tejkalimit të dallimeve personale ndërmjet tij dhe Lippit, që është kusht që ai të ftohet në përfaqësuese.

Pas disa muajsh, Alessandro Del Piero do të mbushë 35 vjet, mirëpo askush nuk e njeh ‘Djaloshin e Artë’ sikurse Marcelo Lippi, ndërsa Kampionati i ardhshëm Botëror mund të jetë kulmi i karrierës së ikonës së Juves.

Dhe opsioni tjetër i Lippit është pasardhësi i Del Pieros, Sebastian Giovinco. ‘Thnegla atomike’ posedon talent të jashtëzakonshëm, megjithatë Kampionati Botëror mund të jetë pak i hershëm për shpërthimin e tij.