Çka nëse fillojnë tu japin kompliment grave tjera…???
Gratë shumë shpesh ankohen se, bashkëshortët apo dashnorët e tyre nuk u japin komplimente, ndërsa ato dëshirojnë të dëgjojnë sa janë të bukura, të mira apo të nevojshme. Por të njëjtën gjë e dëshirojnë edhe meshkujt.
Në fakt duket se, disa meshkuj, kërkojnë aventura anash për shkak të vetërespektit të dobët. Tradhtinë bashkëshortore dëshirojnë ta ndjejnë si diçka që ende e dëshirojnë. Natyrisht kjo mund të ndodhë edhe nga vetëbesimi i tepërt – tipi mendon se e meriton secilën që e dëshiron.
Në rastet e vetëbesimit… anketa e MensHealth.com ka dëshmuar se, 38 për qind e meshkujve, konsiderojnë që rrallë apo fare marrin lavdërim apo kompliment nga partneret e tyre. Në fakt më pak se një e katërta marrin komplimente rregullisht.
Mos e teproni, por fjalët si, “je mjeshtër i vërtetë” apo “mirë po të rri xhaketa” apo edhe një shprehje e sinqertë do t’i rris vetërespektin.
Nëse e ndjen vetën të dëshiruar, ai më shumë do të sillet rreth jush, për ta marrë edhe ndonjë kompliment. A duhet të sqarohet efekti të cilin do ta fitoni nëse vazhdimisht e kritikoni bashkëshortin tuaj?