Site icon Telegrafi

A do të ketë më pak seks për shkak të Kampionatit botëror?

Hulumtimi i kompanisë Durex, të cilin e ka bërë në bashkëpunim me 2.000 të anketuar, ka treguar që shumica e bandillëve gjatë Kampionatit Botëror përdorin justifikimet si p.sh. “Po më dhemb koka” dhe “Jam shumë i lodhur”, për t’iu shmangur seksit, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, 40 për qind e tyre ka pranuar që nuk do të përdorin marifete dhe gënjeshtra bajate, por pa ngurrim do t’i thonë femrës që nuk kanë kohë për seks, natyrisht, për shkak të futbollit.

Është interesante që 37 për qind e meshkujve kanë pranuar që do të pranonin të bënin seks, por vetëm me kusht që televizori të mbetet i hapur.

Po qe se nuk keni probleme me këtë gjë, apo, megjithatë, kënaqeni gjatë netëve të përbashkëta sportive me partnerin tuaj, të gjitha informacionet lidhur me Kampionatin botëror në Brazil mund t’i ndiqni këtu: http://bashke-per-brazil.telegrafi.com

/Telegrafi/
 

Exit mobile version