Telegrafi

Zjarr masiv në një kamp refugjatësh në Bangladesh – të paktën 15 të vdekur dhe qindra të zhdukur

Të paktën 15 njerëz kanë vdekur në një zjarr masiv që shpërtheu në një kamp refugjatësh Rohingya në Bangladesh, derisa të paktën 400 të tjerë janë ende të zhdukur, ka thënë agjencia e Kombeve të Bashkuar për refugjatë, UNHCR.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, dhjetëra mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë në “Cox’s Bazar”, pasi u larguan.

Grupet e ndihmës për refugjatë vlerësojnë se midis 40 mijë dhe 50 mijë njerëz janë prekur si pasojë e këtij incidenti.

“Vlerësohet se kemi 400 njerëz të pagjetur, dhe mund të jenë mbase diku në rrënoja”, tha Johannes Van der Klaauw nga UNHCR.

UNHCR ka raporte për më shumë se 550 persona të plagosur dhe rreth 45 mijë persona të zhvendosur. Të paktën 10 mijë strehimore të improvizuara janë shkatërruar gjithashtu. /Telegrafi/