Studimi i realizuar nga Experian Simmons thotë se nga 129 milionë amerikan, që i bie 41.37 për qind e tyre, nga gjithsejt 311.8 milionë banorë sa ka në total SHBA-ja, e përdorin së paku një rrjet social për të qenë në kontakt të vazhdueshëm me miqtë dhe të afërmit e tyre.
Në anën tjetër, 82 për qind e qytetarëve amerikan të cilët i përdorin rrjetet sociale janë të moshës 55-64 vjeç, ndërsa një e treta e tyre janë të moshës mbi 65 vite.
Më shumë statistika lidhur me sasinë e përdorimit të rrjeteve sociale në SHBA:
- Sot 46% e të rriturve që përdorin rrjetet sociale, e bëjnë këtë për komunikim me miqtë. Këto shifra në vitin 2009, ishin 32 për qind.
- Mbi 27% e njerëzve thonë se përdorin rrjetet sociale për të mbetur në kontakt me të afërmit e tyre, familjen.
- 18% e njerëzve i përdorin rrjetet sociale për të qenë në kontakt me fëmijët e tyre. Këto shifra, para dy vitesh ishin në vetëm 6 për qind.
E konsideroni veten tuaj, pjesë të ndonjërës prej këtyre kategorive të njerëzve të rritur të cilët përdorin rrjetet sociale për një nga arsyet e lartpërmendura. / Telegrafi /