Kampioni i ri i Kosovës, Trepaça ’89 pritet të thotë fjalën kryesor edhe edicionin e ri.
Kjo për faktin se thuajse të gjithë futbollistët e kësaj skuadre do të jenë edhe vitin tjetër.
Ka qenë klubi mitrovicas që nëpërmjet një postimi në faqen e saj kryesore ka konfirmuar vazhdimin e kontratave me yjet e skuadrës.
Vetëm dy futbollistë nuk kanë vazhduar kontratat dhe ata janë Arbër Potoku dhe Diar Mustafa por arsyeja e mos vazhdimit nuk është bërë e ditur. /Telegrafi/