Telegrafi

89-shi e mposht Hajvalisë dhe e dërgon zyrtarisht në Ligën e Parë

Trepça ‘89 ka vazhduar rrugën drejt titullit të kampionit duke fituar si mysafirë i Hajvalisë me rezultat 3-0.

Minatorët nuk u sforcuan shumë për të ardhur te fitorja, ndërsa Florent Hasani e nisi serinë e shënimeve në minutën e 26-të.

Në pjesën e dytë shënoi John John, ndërsa ndeshjen e mbylli Fiton Hajdari me një gol në minutën e 72-të.

Hajvalia edhe zyrtarisht bie nga kategoria pasi ka vetëm 7 pikë, 15 më pak se Drita që mbanë pozitën e 10-të dhe që dërgon në barazh.

Trepça ’89 pas kësaj fitoreje arrin  në kuotën e 68 pikëve, dhjetë më shumë se Feronikeli që ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/