Sipas të dhënave të Operas, shfletuesi i tyre mobil gjatë nëntorit është shfrytëzuar nga 80 milionë njerëz. Krahasuar me një muaj më parë, kjo shifër paraqet rritje për 3.7 milionë.
Shfrytëzuesit e Opera Minit në nëntor kanë hapur gjithsej 44.6 miliardë faqe, e qarkullimi i përgjithshëm i internetit i shpenzuar në to është 677 milionë megabajt që krahasuar me muajin e njëjtë të vitit kaluar paraqet rritje prej 137.6 për qind.
Nëntë prej dhjetë modeleve më të popullarizuara në të cilët shfrytëzohet Opera Mini janë prodhuar nga Nokia. Në vendin e pestë është futur edhe iPhone. /Telegrafi/